Bill Clinton flet për skandalin e tradhtisë me Monica Lewinsky-n

06/03/2020 17:34

Në një dokumentar që trajton jetën e çiftit Clinton në vitet 1990, Bill Clinton ka folur sa i takon skandalit të tradhtisë me Monica Lewinsky-n.

Ndër të tjera, ish-presidenti i SHBA-së shprehet se ndihet “tmerrësisht keq” rreth romacës me Lewinsky-n. I pyetur se përse pati një marrëdhënie të tillë, Clinton tha se ishte një nga zgjedhjet që erdhën si rezultat i dëshirës për të përballuar presionin, zhgënjimin dhe frikën.

Bëhet fjalë për dokumentarin “Hillary”, në të cilin Bill u shpreh gjithashtu se “ndonjëherë bëjmë gjëra që nuk duhet t’i bëjmë. Ishte e tmerrshme çfarë bëra”.

Marrëdhënia e tij me Monica-n, asokohe 22 vjeçe, u pasua me akuzën e Dhomës së Përfaqësuesve për abuzim me pushtetin, por më pas Senati vendosi ta lironte ish-presidentin nga akuzat. Marrëdhënia e tyre e fshehtë zgjati rreth viteve ’95-’97, në kohën kur Monica Samille Lewinsky punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë, për t’u bërë më pas publike në vitin 1998.

“Emri është Monica Lewinsky. U dashurova me shefin tim, ashtu si do të bënte çdo 22-vjeçare. Shefi im ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jam penduar për shumë arsye. Një prej të cilave është se shumë njerëz u lënduan. Brenda natës u shndërrova nga një person krejtësisht privat në një të turpëruar publikisht përmes internetit. Isha zero. Pata periudha që mendoja vetëvrasjen. U bëra e varur nga gjalpi i kikirikut dhe karamelet M&M, ndërsa mendimi më i shpejtë ishte: Dua të vdes”, aktivistja dhe stilistja amerikane 5 vite më parë.

Monica ka pranuar se marrëdhënia u aprovua nga të dyja palët, por abuzimet erdhën më vonë, kur e sulmuan për të mbrojtur pozitën e tij të fuqishme. Sa i përket tradhtisë, në librin e saj të kujtimeve, “Çfarë ndodhi”, Hillary ka shkruar:

“Gjatë atyre momenteve, i bëja vetes pyetje: A e dua akoma? A mund ta vazhdoj këtë martesë pa humbur vetveten, pa u shkatërruar nga inati, mëria apo shkëputja?”

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA