22/11 22:38
Një shofer i akuzuar për vrasjen e një nëne dhe vajzës së saj nëntë vjeçare, ka humbur jetën nga përdorimi i tepërt i drogave.
Shoferi Melvin Branch, u shpall fajtor në janar të 2019, pasi akuzohej se u përplas me katër automjete njëkohësisht, ku si pasojë gjetën vdekjen, Jolene Gardner, 33 vjeç dhe vajza e saj Payton Gardner, 9 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në Orange County të Californisë në 1 janar të 2018 dhe dyshohet se burri ishte duke e drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjykata vendosi 20 vite dhe tetë muaj burg për Melvin, nëse vërtetohej se ai ishte shkaktari i të gjithë akuzave të ngritura daj tij. Por i riu vdiq nga mbidoza e shkaktuar nga përdorimi i tepër i drogërave, vetëm disa ditë më parë.
Top Channel