Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai e furnizon organizmin me ushqyesit e duhur dhe energjinë e nevojshme për të vazhduar ditën. Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës përbën hapat e duhur drejt mbrojtjes së shëndetit, përfshirë atë të syve.
Vitaminat Dhe Ushqyesit
Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e syve, niseni ditën me ushqime të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Ekspertët thonë se vitaminat si zinku, beta karoteni, vitamina E dhe antioksidantët i mbrojnë sytë nga formimi i perdes. Barishtet, frutat si portokalli apo boronicat dhe veza janë një burim shumë i mirë të ushqyesve të lartpërmendur. Një mëngjes i shëndetshëm mund të jetë një omletë me spinaq dhe një portokall.
Tharja e Syrit
Bëhet fjalë për një problem shumë të përhapur që shfaqet si pasojë e mungesës së ushqyesve si vitamina A dhe acidet yndyrore omega-3. Këto ushqyes janë të domosdoshëm për sytë. Farat, arrorët, karotat, brokoli dhe patatet e ëmbla janë një burim shumë i mirë i vitaminës A.
Antioksidantët
Antioksidantët si vitamina C, vitamina E dhe zinku janë të domosdoshëm për mbrojtjen e retinës së syrit. Ato i gjeni shumë mirë tek mangot, portokallet, avokado dhe spinaqi. Farat e linit janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore ndërkohë që bananet janë të pasura me beta karoten. Të gjitha këto mund t’ju shërbejnë për të krijuar një rutinë të shëndetshme mëngjesi me produkte që do përmirësojnë dhe mbrojnë shëndetin e syve por jo vetëm.
Ushqimet e lartpërmendura janë të nevojshme edhe për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Të gjitha syresh stimulojnë metabolizmin, ndihmojnë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe ju mbrojnë nga luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak, që përbën pikënisjen e shfaqjes së sëmundjes. Ajo mund të shkaktojë, të nxisë ose të shoqërohet me probleme të syve. Ndaj në rastin e mëngjesit vlen shprehja popullore : “me një gur vret dy zogj!”/AgroWeb.org
Top Channel