Teksa në Kuvend po flitet për paketën Anti, deputeti i opozitës së bashkuar, Myslim Murrizi tha se e gjitha kjo është një propagandë bajate.

“Kemi 1 muaj që e kemi përdorur aktin për propagandë për të bërë diversitet në politikë që ju jeni të mirët dhe ata që nuk e duan janë të këqij. Kjo është një propagandë bajate siç keni bërë në 7 vite. Dua të shtroj disa pyetje që kanë nevojë për përgjigje. Ky është një akt normativ që nuk e di çfarë emergjencash kishit. Çfarë ju shkrepi në kokë se krimi është ngritur në 31 janar. Pardje u vranë në Durrës dy veta, u vranë me snajper në mes të ditës. U vranë në bllok, çfarë bën kjo OFL? E nisi me vrull ky ministri paraardhës”, tha Murrizi.

Më tej shtoi:

“Keni sekuestruar 7 automjete. A kanë hyrë nga dogana, a i kanë paguar taksat, a i keni dhënë leje ju për mjete të blinduara. I keni përdorur halabakët me mjete të blinduara për të marrë votat. Ky akt bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Nuk më vjen keq për këta njerëz. Ky akt bie ndesh me Kushtetutën dhe reformën në Drejtësi. Një akt me 71 vota nuk mund të rrëzojë tre ligje me shumicë të cilësuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA