Një nënë është dënuar me 11 vite burg për vrasjen e vajzës së saj 2 vjeçare, pasi në formë ndëshkimi ia mbushi gojën tërësisht me bukë, sepse e bija gjatë të ngrënës kishte hedhur ushqimin në dysheme.
Nëna e identifikuar si Sveltana Mirzoeva nga Omsk i Rusisë, detyrojë të bijën, Viktoria, të konsumonte sasi të tepërta buke, për ta ndëshkuar në këtë mënyrë për pisllëkun që kishte shkaktuar nga ambientet e shtëpisë.
Vajza nuk arriti të merrte dot frymë pas këtij veprimi. Megjithatë të gjithë përpjekjet e nënës, për t’i dhënë menjëherë ujë të bijës për të zbutur bukën, por edhe frymëmarrja artificial rezultuan tentative të dështuara, pasi vogëlushja nuk arriti të mbijetonte. Pas ngjarjes, partneri i Sveltanas, Alexey Tretyakov, 30 vjeç, mbështolli trupin e pajetë të vogëlushes në një peshqir dhe e vendosi brenda një çante sportive blu, më pas e dërgoi atë në një vend të “humbur”.
Fillimisht nëna mësohet t’i ketë thënë fqinjëve se Vitkoria kishte shkuar disa ditë për të vizituar babanë e saj dhe ish-burrin e gruas. Por ditët pasuan dhe fqinjët dyshuan se vajza kishte humbur.
Në atë moment Sveltana pranoi se e bija kishte ndërruar jetë. Sakaq, gruaja ka shfaqur shenja pendese përpara trupës gjykuese.
“Unë nuk arrita të shpëtoj princeshën time”, tha ajo.
Top Channel