Korea e Jugut në kaos pas koronavirus, Kim Jong un i dërgon letër ngushëlluese homologut të tij

05/03/2020 20:12

Lideri suprem Kim Jong un, i ka dërguar letër ngushëlluese” Koresë së Jugut, pas rasteve të shumta të personave të prekur nga koronavirusi në këtë rajon.

Sipas mediave të huaja, letra drejtuar presidentit Moon Jae-in erdhi pasi Koreja e Jugut raportoi 438 raste të reja 24 orët e fundit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i personave të prekur nga epidemia vdekjeprurëse ka shkuar të paktën 5.800 mijë persona, shkruajnë mediat e huaja.

Edhe pse Koreja e Veriut pretendon se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, mediat e huaja aludojnë se në qytetin Pyongyang është ekzekutuar pacienti i parë me coronavirus, pa përfshirë këtu ekzekutimin e një zyrtari në vendin komunist që kundërshtoi urdhrat e qeverisë, duke frekuentuar një banjë publike në momentin që ndaj tij ishte urdhëruar izolimi në karantinë, pas rikthimit nga një udhëtim në Kinë, (vend që ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe personave të infektuar në botë). Sakaq, Kim Jong un mësohet se ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në korenë e Jugut, duke i uruar homologut të tij koreano-jugor Moon Jae-in, se do ta kalojnë shumë shpejt këtë situatë alarmante.

Po ashtu diktatori ka shprehur shqetësim për shëndetin e Moon Jae.

Për të minimizuar përhapjen e koronavirusit të ri të njohur zyrtarisht si COVID19, qeveria në Korenë e Jugut është mobilizuar duke krijuar zona karantinore pranë qytetit Gyeongsan, i cili është prekur më së shumti nga virusi famëkeq, ndërkohë qeveria me anë të një njoftimi zyrtar i ka bërë apel qytetarëve të mos udhëtojnë në drejtim të kësaj zone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA