“Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë”/ Zëdhënësi i Presidentit reagon pas deklaratës së Ballës

04/03/2020 12:24

Pas deklaratës për shtyp të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e cilësoi deklaratën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shpërndarjen e parlamentit më 15 mars si “qesharake”, ka reaguar zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.

“Ciu Ciu Tao Tao.
Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.
Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!
DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT!
ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”- shkruan zëdhënësi i Presidentit.

Nga ana e tij, Balla u shpreh:

“Nga nesër përcaktohet procedura për dekretin e presidentit Meta. Shpresoj që dekreti të ketë argument të qenësishëm për kthimin e këtij ligji. Jam i bindur që ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kanë mekanizma të domosdoshëm zhbllokues. E garantoj presidentin që do ta shqyrtojmë dekretin dhe shpresojmë të gjejmë argument. Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur kreu i shtetit mund t’i drejtohet Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin, Presidenti i vjen anash Kuvendit. Për ta shpërndarë, presidenti duhet ta kuptojë se është nën hetim për shkeljet kushtetuese. Deklarata se presidenti do të shpërndajë Kuvendin është qesharake.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA