Taksa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin zyrtar të miratimit të reformës zgjedhore në Parlament, drejtuesit e ambasadave të rëndësishme në vend, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, OSBE-së, Gjermanisë dhe vendeve te tjera te BE-së kërkojnë të dinë nga përfaqësuesit politikë progresin e bërë deri më tani.

Top Channel ka mësuar se në këto momente, trupa e diplomatëve po zhvillon takim me dyer të mbyllura në një nga hotelet e njohura në kryeqytet. Pjesë e trupës janë përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHB-së , OSBE-së dhe ODIHR-it, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.

Një ditë më parë, bashkëkryetari socialist i Komisonit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se 15 marsi nuk është dita kur reforma kalon në Parlament, pasi ka shume çështje të pambyllura duke hedhur për herë të parë idenë që reforma të kalojë në Prill, një shtyrje afati, e cila bie në kundërshti me marrëveshjen politike të 14 janarit.

“Edi Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit lokal nuk ekziston”, mësohet se është thënë ndër të tjera nga ana  PD-së për përfaqësitë diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA