Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri me dije se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 26 prill.

Vuçiç u uroi të gjithë pjesëmarrësve të zgjedhjeve një fushatë të suksesshme, “luftuese, por paqësore dhe demokratike”, respekt për kundërshtarët politikë, në mënyrë që votuesit të mund të bënin “gjykimin më të mirë për politikën që i parapriu, por edhe për politikën që duhet të kontribuojë në një të ardhme më të mirë për vendin”, ka thënë ai.

“Zgjedhjet janë një akt i rëndësishëm për vendin tonë, sepse njerëzit po zgjedhin jetën që duan të jetojnë. Unë dua një ndeshje të mirë, të vërtetë demokratike për të gjithë pjesëmarrësit”, theksoi tutje Vuçiç.

Ai më parë tha në një konferencë për shtyp se fushata do të zgjasë më shumë se më parë, më shumë se 50 ditë, dhe se kjo do të ishte e mjaftueshme për të gjithë pjesëmarrësit të paraqesin programet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA