Raporti i “Freedom House”, Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit

04/03/2020 10:29

Mbi raportin e organizatës Freedom House, ku thuhet se bota për të 14-in vit radhazi përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan:

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira”


  Freedom House: Demokracia 14 vjet në rënie, ja çfarë raportohet për Shqipërinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA