PD nuk tërhiqet/ Bylykbashi, grupit të diplomatëve: S’pranojmë reformë sa për të kaluar radhën

04/03/2020 11:35

Në takimin me Grupin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PD-së dhe opozitës, Oerd Bykykbashi, vuri në dukje konkluzionin e ODIHR-it, se shkak për mungesën e zgjedhjeve demokratike nuk janë mangësitë e Kodit, por mungesa e vullnetit politik për te zbatuar garancitë ligjore.

“Kjo është kambanë alarmi për çfarëdo reformë zgjedhore. Kriza është sot fare e qarte dhe e vetmja dalje është udhërrëfyesi i Bundestagut. Dhe tre elemente kryesore të tij janë:

1. Reforma zgjedhore dhe testimi i tyre
2. Ngritja e Gjykatave funksionale
3. Ndëshkimi i krimeve zgjedhore.

Angazhimi i opozitës është vetëm te reforma zgjedhore. Dhe angazhimi ynë është i plotë. Askush nuk i beson konsensusit me Edi Ramën, por për hir te këtij angazhimi ne u ulem me 14 janar dhe bëmë një kompromis me detyre te qarte për reforme konsensuale dhe me afat te qarte.”- u shpreh zoti Bylykbashi.

Në takimin me grupin ndërkombëtar të zgjedhjeve bëri përgjegjëse qeverinë për mungesën e vullnetit për të patur një reformë të plotë zgjedhore që garanton garë të ndershme.

“Shumica deri me sot ka treguar qëndrim refraktar. Propozimet tona ose janë kundërshtuar ose fragmentuar dhe zvogëluar dhe në këtë mënyrë synohet të bëhen joefektive. Ne nuk pranojmë një reforme qe duhet thjesht për të vënë një “tick on the box” dhe të vajtojmë serish standardet një dite pas zgjedhjeve. Ne nuk po lutemi ne këtë proces, por po propozojmë zgjidhje. Ma‎zhoranca duhet te garantoje qe reforma është gjithëpërfshirëse jo thjesht me formatin e tryezës, por edhe me produktin. Këtë kërkon Bundestagu”, mësohet të jetë shprehur Bylykbashi në takimin me dyer të mbyllura.

Më emër të opozitës, Oerd Bylykbashi u shpreh se zgjidhja për të neutralizuar qëndrimin antidemokratik të Edi Ramës, është qeveria kujdestare e zgjedhjeve.

“Duhet garanci qe shteti është neutral dhe i ndare nga partitë. Por me këtë qasje të Edi Ramës ka vetëm një zgjidhje. Kjo është ajo qe propozon Opozita: një qeveri kujdestare qe garanton kryerjen ne mënyrë neutrale te detyrave ne zgjedhje, nuk ndërhyn ne zgjedhje në favor të një partie dhe ndëshkon pa vonese krimet zgjedhore”,  tha Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA