“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane 20/03 07:35
Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk, në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit tha se: Erdogan ka premtuar ndërtimin e 500 banesave për vëllezërit tanë shqiptarë. Ne e kemi bërë të ditur premtimin tonë në Konferencën e Donatorëve.
“Në janar kishim disa tërmete në Turqi, shumë njerëz humbën jetën. Kishim edhe problemet në kufirin turk, na vonuan në kontributin tonë. Master-plani i projektit është gati, duhet të firmoset, pastaj të kalohet në procedurat e tjera
Brenda këtij muaji autoritetet turke do të vijnë në Shqipëri për procedurat burokratike. Pas përfundimit të procedurave, të fillohet me ndërtimin në fund të muajit mars”, u shpreh ai.
Top Channel