Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Duke punuar në një gurore të licensuar, viktima, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç.
Policia e Krujës, bënë me dije se në lidhje me këtë ngjarje ka vënë nën pranga përfaqësuesin ligjor të gurores në Krujë, dy punonjës të firmës si dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesin teknik.
Krujë
Arrestohet në flagrancë përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë.
Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë, punonjës të firmës.
Si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, me detyrë administrator dhe drejtues teknik.
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.
B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.
G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:
K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.
Top Channel