Pse Meta mbajti në dorë flamurin amerikan? “Nuk e kam SHBA-në të parë…”

02/03/2020 19:04

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë firmosjes së dekretit kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, në dorë ka mbajtur një flamur amerikan. Ai ka sqaruar edhe arsyen e këtij veprimi duke thënë se SHBA është vendi i dytë për të pas Shqipërisë.

Sipas shpjegimit të Metës. ai e ka marrë në dorë flamurin e Amerikës pasi në protestë kanë ardhur dhjetëra persona për të protestuar.

“Unë nuk e kam Amerikën të parën, të parën gjithmonë do të kem Shqipërinë.

Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë  për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetar dhe me qindra shqiptar nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë.

Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri Kuq e zi.” tha Meta.

Pas këtij veprimi të Metës ka reaguar edhe SHBA duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me protestën e Metës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA