Protesta e Metës kundër qeverisë/ Reagon Presidenca: Do firmoset një dekret…

02/03/2020 17:19

Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në protestën e thirru kundër qeverisë do të firmoset edhe një dekret. Megjithatë nuk është bërë e ditur se cili është dekreti që do të firmosi kreu i Shtetit.

“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI!” shkruan Tedi Blushi.

Kujtojmë se Mazhoranca ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses nëse kalojnë afatet para Presidentit tek një noter, gjë që sipas Metës është shkelje e Kushtetutës. Ai këtë protestë të thirru e ka konsideruar pikërisht për mbrojtjen e Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA