TIRANË- Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta e thirrur nga Presidenti Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Top Channel mëson se gati për këtë protestë është edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Kryedemokrati së bashku me ish-ministrin e PD-së, publicisti dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj janë vendosur në Hotel Rogner, ku më pas pritet t’i bashkohen protestës së Metës.
Kujtojmë se kjo protestë është thirrur nga Meta kundër asaj që ai e quan ‘grusht shteti’ që po bëhet sipas tij nga mazhorenca. Ai akuzon qeverinë dhe ministrinë e Drejtësisë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi iu hoq edhe e drejta ekskluzive e betimit të anëtarëve nëse nuk vepron për 10 ditë.
Meta përveç protestës sot ka paralajmëruar edhe një firmosje të asaj që ai e quan dekretin e paralajmëruar për kthimin e ligjit për rishqyrtim.
Top Channel