Amnistia fiskale dhe penale, propozuar nga kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së të shtunën, kishte çështja e tretë që kreu i qeverisë diskutoi në parlament.
I qartë në atë çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama tha se ajo do të votohet në Kuvend me 84 vota, në mënyrë që “të mos ketë asnjë shansin të mund ta kthejë më mbrapsht”.
“Amnistia fiskale dhe penale që shpresoj të ketë mbështetjen e plotë të Kuvendit është domosdoshmëri për t’ju dhënë shqiptarëve që prej 30 vjetësh kanë punuar dhe jetuar ndershmërisht në emigracion apo në vend, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar duke deklaruar ato që nuk i kanë deklaruar dhe duke i futur paratë e tyre në bankat e vendit. Ashtu sikur formalizimin e asteteve të tyre, dimë që ka asetete të paformalizuara ose që nuk janë në emrin e të vërtetëve, të vërtetët do të kenë mundësi të shfaqen dhe të formalizojnë astetet, nëse nuk duan që pas amnistisë të jenë objekt i ligjit për asetet kriminale”- tha Rama.
“Nuk është e mundur më që vendi të mbajë në kurriz peshën 30 vjeçare të pasurive kriminale. Institucionet e reja të drejtësisë, SPAK janë vënë në lëvizje dhe po provojnë se janë në drejtimi e duhur, dosjet për sekuestrim po trajtohen nga SPAK, askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL për asetet e vëna me krim, por natyrshëm kjo ka krijuar pasiguri që s’ka bazë se OFL nuk ka subjekt askënd tjetër vec atyre që kanë kryer krime, por duke e ditur ata që janë shqetësuar se kanë para të fituara nga puna në të zezë, dhe asete të padeklaruar janë vënë në pasiguri”.
Rama ka theksuar se nga amnistia përjashtohen kategorikisht politikanët.
Top Channel