Presidenti Meta teksa po mban një fjalim para protestuesve të thirru nga vetë ai, ka ashpërsuar gjuhën dhe thirrjet, duke thënë se kur institucionet bien është koha që të ngrihet populli.
Sipas Metës Shqipëria sot është ndarë në dy botë në atë të popullit dhe në atë të tradhtarëve.“Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet.
Për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.
Jemi këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë.
Në botën e popullit kuq e zi dhe në grupin që përfaqëson një botë të vogël të errët meskine egoiste dhe tradhtare të puçistëve dhe të oligarkëve.
Që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme.” tha Meta.
Top Channel