Meta: Ku po shkojmë kështu? Gushti i shtetit avancon paralelisht me shpopullimin e vendit

02/03/2020 18:42

Presidenti Ilir Meta në foltoren para protestuesve hodhi akuza ndaj mazhorancës duke thënë se me “grushtin e shtetit” që po tentojnë po ndikojnë në shpopullimin e vendit.

Sipas Metës, klima e biznesit është më e rënda në kontinent. Sipas tij faji për këtë e ka qeveria e cila sipas Metës ka vrarë besimin tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor.

“Që të garantojmë ndëshkimin për ti mbyllur gojën gazetarëve qytetarëve, ndaj edhe këshilli i Europës u trondit dhe çoji vetën në komisionin e Venecias .

Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht e me të njëjtin hap me shpopullimin e vendit.

Ideatorët e grushtit të shtetit dhe financuesit e tij janë edhe projektuesit e shpopullit dhe shfarosjes së Shqipërisë.

400 000 mijë shqiptar kryesisht të rinj janë larguar nga vendi këto vite të fundit.

Nëse nga Kosova largohet një qytetar nga Shqipëria largohen 5.

Nëse nga Serbia largohet 1, nga Shqipëria largohen 8.

Nëse nga Mali i Zi  largohet 1 nga Shqipëria largohen 11.

Ku po shkojmë kështu?

Klima e biznesit është më e rënda në kontinet, sipas raportit të fundit të “DoingBusness” të bankës botërore brenda viti Shqipëria ra pikiatë 19 vende, duke vajtur e 82-ta. Sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor.” tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA