Meta e nis me tone të larta para protestuesve: Presidenti “Kuq e Zi” ulet në gjunjë vetëm para popullit

02/03/2020 18:17

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë fjalën e tij në tubimin e thirrur kundër mazhorancës, duke thënë se ai si president përulet vetëm para flamurit dhe para popullit.

Ai ka hedhur sulme ndaj mazhorancës si dhe ndaj ndërkombëtarëve duke i quajtur “puçistë”  që kërkojnë sipas tij të shkatërrojnë sovranitetin e kushtetutës.

“Zëri i popullit, Zëri i zotit.

Presidenti i popullit ‘kuq e zi”ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave.

Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtarë mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj.

Neni dy i kushtetutës që ju votuat në referendum në 22 nëntor 98 thotë sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.” tha Meta.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA