Tashmë janë të dukshme edhe masat e para të cilat ka marrë policia. Në rrugët të cilat janë paralel me bulevardin dëshmorët e kombit policia ka vendosur shirita në vendet e parkimit, me qëllim moslejimin e tyre.

Ndërkohë nga presidenca dhe deri tek sheshi nënë Tereza policia e ka bllokuar qarkullimin, pasi atje po vendoset edhe podium ku pritet që presidenti Meta të mbajë fjalën e tij.

Manifestimi do të zhvillohet nga ora 17 deri në orën 19, pra një kohëzgjatje prej rreth dy orësh dhe për mbarëvajtjen e saj, policia pritet të angazhojë rreth 1000 efektivë të forcave të policisë, mes tyre edhe femra.

Po ashtu e pranishme do të jenë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë si edhe garda. Megjithëse vet presidenti Meta, në daljen e tij publike të shtunën deklaroi se është takuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit për mbarëvajtjen e këtij manifestimi ku i ka kërkuar që të ketë sa më pak prezencë të forcave të policisë dhe gardës.

Leja për këtë manifestim është marrë një javë më parë e cila është miratuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.
Në këtë shkresën që presidenca i ka drejtuar policisë së shtetit dhe drejtorisë së policisë tiranë, thuhet se numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi.

Po ashtu si në çdo protestë tjetër, edhe këtë herë, policia rrugore do të bllokojë rrugët të cilat lidhen me bulevardin dëshmorët e kombit aty ku edhe do të zhvillohet ky manifestim.

Manifestim të cilin presidenca ka zgjedhur të shfrytëzojë një pjesë të madhe të bulevardit, nga ura e Tajvanit deri tek sheshi nënën Tereza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA