Komisioni Europian publikon raportin lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri

02/03/2020 12:43

Komisioni Europian publikon sot raportin e tij lidhur me reformat në Shqipëri, një përditësim i atij të majit 2019, i cili këtë radhë është kryer në linjë me metodologjinë e re, e që pritet të jetë pozitiv si për vendin tonë, ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut.

Raporti, siç thonë burimet, do të rekomandojë që Këshilli Europian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, e cila konsiderohet se i ka shtuar përpjekjet e saj dhe se ka arritur rezultate të qëndrueshme në fushat kryesore të caktuara në Konkluzionet e Këshillit 2019. Në raportin e majit, evidentohej se Shqipëria ka avancuar në agjendën e saj europiane, ndërsa vihej re një polarizim i theksuar në skenën politike. Aty nënvizohej gjithashtu ecuria e reformës në drejtësi, megjithëse korrupsioni mbetet një çështje shqetësuese.

Mësohet se në përditësim sqarohet se ndërsa numri i hetimeve është i konsiderueshëm, dënimet në çështjet ku përfshihen zyrtarë të lartë mbeten të kufizuara. Tetorin e vitit të kaluar, Franca bllokoi hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke frenuar në këtë mënyrë proceset për zgjerimin e bllokut, por pas prezantimit të metodologjisë së re nga KE-ja, Emmanuel Macron u duk I gatshëm të ndryshojë mendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA