‘Jeni bij e bija të Nexhmijes’, Kreshnik Spahiu përplaset në Open me ish-deputeten e LSI

02/03/2020 22:19

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj u përplas në Open në Top Channel me Kreshnik Spahiun. Gjithçka nisi kur Spahiu tha që ky miting nuk ishte “kuq e zi”.

“Dua t’i them se ky miting nuk ishte kuq e zi, por ishte një miting i mbushur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Erdhën autobusat e PD-së nga e gjithë Shqipëria. Më gjeni një vend në botë që burri është president  dhe gruaja kryetare opozite” tha Spahiu.

“E dimë të gjithë se cilat janë arsyet pse flisni kështu ju. Me çfarë i pe autobusat, me skype” ndërhyri Mehmetaj.

“Përgjigju pyetjes ”- vijoi Spahiu.

“Nuk mund ta lej të thoni këto për ata shqiptarë që dolën me këtë flamur në shesh. Bëtë dhe ju fushatë por pa sukses” tha Mehmetaj.

“Pranvera shqiptare nisi pas 21 janarit për të arrestuar Ilir Metën që vodhi 700 mijë euro me zv-ministrin e tij. Ju jemi bij e bija komunistësh, jeni bij e bija të Nexhmijes” tha Spahiu.

Top Channel