Vrau gruan me levë hekuri/ Nis seanca ndaj Ruzhdi Tasunit
01/03/2020 11:12
Ka nisur seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij.
Pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, 63-vjeçari Ruzhdi Tasuni vrau duke e goditur disa herë me një levë hekuri bashkëshorten e tij 59-vjeçare, Hajdien, nënë e tre fëmijëve më 26 shkurt.
Ngjarja ndodhi në dyqanin e metrazheve që mban emrin e autorit, pranë pallatit të sportit në Durrës.
Autori ka përdorur një levë hekuri për të goditur gruan e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Pas vrasjes, autori ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur mbërritjen e policisë duke pranuar krimin e rëndë.
Top Channel