Një ditë para manifestimit presidencial të 2 marsit, Edi Rama zbriti kongresin e partisë në shesh para zyrës së Ilir Metës. Një mesazh mesa duket forcë në numra, të cilin Kryeminitsri beson se Presidenti nuk e gëzon.
Me të rinjtë socialistë, thumbat Edi Rama nuk i kurseu as për demokratët.
Shumë shpejt Edi Rama iu kthye ish aleatit të tij me të cilin nuk u tregua aq zemërgjerë ne etiketime.
Ilir Meta i cili po merret me përgatitjet e fundit për t’i kthyer Edi Ramës vizitën para zyrës së tij zgjodhi të replikojë përmes zëdhënësit , duke e akuzuar kryeministrin për babesi jo vetëm ndaj familjes së tij por edhe ndaj atdheut, madje duke i këshilluar të pijë sanaks për tu qetësuar, para besilidhjes së dy marsit.
Grushtin e shtetit, Ilir Meta ka premtuar se do e zhbëjë me lule dhe flamuj duke i kërkuar edhe boksierëve të cilët e mbështeten pak orë para daljes në shesh të lënë dorezat në shtëpi.
Krahas mesazheve për qetësi dhe dashuri, Parlamenti ka marrë masat e tij, duke zhvendosur orarin e seancës plenare nga ora 17.00 e pasdites, në 10 paradite për të shmangur suprizat që mund të rezervoje pasditja e së hënës.
Top Channel