Sot zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste ku kryefjalë e punimeve të kongresit që ditën e sotme po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku nesër Meta ka thirrur tubimin për “Besëlidhje”, do të jenë programet për të rinjtë.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama, me të rinjtë ulur në karrige përpara Presidencës, i çoi një mesazh kreut të shtetit Ilir Meta.

Rama tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes,dhe se vendi duhet të ecë përpara” dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë”.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA