Pamje/ Henri Çili del nga burgu, përqafohet me të afërmit
01/03/2020 22:49
Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.
Ndër të tjera, gjykata liroi botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Videoja e mësipërme shfaq pamje ekskluzive për Top Channel-in, ku Çili takohet me të afërmit e tij.
Ju kujtojmë se Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.
Top Channel