Në 2 mars të 1444 në katedralen e Shën Nikollit Skënderbeu mblodhi besëlidhjen e Lezhës.
Sot në qytetin e Lezhës kanë nisur përgatitjet me vendosjen e flamujve kuq e zi në sheshin kryesor por edhe në rrugët e qytetit.
Besëlidhja u mbajt në Lezhë por presidenti i Republikës pikërisht në këtë data u ka bërë thirrje qytetarëve mbarë shqiptare t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë.
Qytetarët lezhjanë vendit ku u mblodh besëlidhja sa i takon tubimit të ditës së nesërme shprehen se dy marsin do ta festojnë në Lezhë dhe që presidenti duhej të ishte i pranishëm në këto festime ata kanë dhe disa kërkesa që kjo festë të kthehet në një festë kombëtare.
Por ka dhe nga ata të cilët do i bashkohen thirrjes së presidentit.
Për festen e dy marsit bashkia e Lezhës ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Top Channel