Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa pamje të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Lidhur me këtë, Meta iu bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit.
Postimi i Metës
“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi”, shkruan Meta.
Top Channel