Rusia njoftoi nisjen e sy luftanijeve drejt Sirisë pas zhvillimeve të fundit atje, vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe egërsimit të Rexhep Tajip Erdoganit.
Fregtata e pajisura me raketa të komanduara, Admiral Grigorovich dhe Admiral Makarov, janë duke avansuar në ngushticën e Bosforit drejt bregut sirian. Edhe pse Rusia dhe Turqia kanë parë një përafrim këto kohët e fundit, i cili ka shqetësuar SHBA-në dhe Nato-n, dy palët janë të pozicionuara në krah të kundërta të konfliktit sirian: Moska mbështet presidentin Bashar al-Assad, ndërsa Ankaraja grupet rebele që e kundërshtojnë atë nga veriu i vendit. BE-ja paralajmëroi një dit ëmë parë se konflikti mund të rrëshqasë në “luftë të hapur”.
Turqia kërkoi mbështetje nga aleatët e NATO-s pas vrasjes së ushtarëve të saj. Mes tensioneve në rritje ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Turqinë për vdekjen e trupave të saj në Idlib. Erdogan ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje të rënda ushtarake në Siri për të mbështetur luftëtarët rebelë që po luftojnë me regjimin e Asadit të mbështetur nga Moska. Ai është zotuar se Turqia do të nisë një ofensivë në shkallë të gjerë për të zmbrapsur forcat siriane.
Deputeti rus Vladimir Dzhabarov paralajmëroi se çdo operacion i tillë në shkallë të plotë në Idlib do të “përfundojë keq” për Ankaranë. Pothuajse një milion civilë janë shpërngulur nga betejat e ashpra në veri të Sirisë.Turqia, e cila tashmë ka marrë 3.6 milionë refugjatë nga lufta civile nëntë-vjeçare, thotë se nuk do të jetë në gjendje të përballojë një fluks të mëtejshëm.Një ditë më parë, zyrtarë atje deklaruan se nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që përpiqen të arrijnë në Europë e disa orë më vonë, qindra burra gra dhe fëmijë filluan të marshojnë drejt kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë. Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur të hap portat për miliona migrantë, nëse kombet europiane nuk do t`i jepnin më shumë mbështetje.
Top Channel