Sllovaki, zgjedhjet parlamentare/ Votimi nën hijen e një vrasjeje

29/02/2020 14:22

Në Sllovaki po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, rezultati  varet shumë nga kujtimi i një vrasjeje që e tronditi vendin nga themelet. “Dua t’u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër”, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë në 21 shkurt, dita, kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova.

Të dy u ekzekutuan sepse Jan, gazetar investigativ i portalit “Aktuality.sk” kishte zbuluar fijet mafioze të sipërmarrjeve sllovake. Sipërmarrësi dhe multimilioneri, Marian Kocner u akuzua se shkurtin e 2018-tës kishte autorizuar eleminimin e reporterit. “Kjo vrasje e ndryshoi në themel Sllovakinë”, tha presidenti i Institutit për Çështjet Publike”, IVO,  Grigorij Mesežnikov për Deutsche Wellen. “Në kuadër të hetimeve, u bë e qartë, se sa ishte infiltruar mafia në organet e shtetit. Askush nuk dint eta thoshte sesi Kocner, ia doli të krijonte lidhje të forta në gjykata, prokurori e qeveri,” shprehet Mesežnikov .

Vrasja e Kuciak solli një valë protestash. Iniciativa “Për një Sllovaki të ndershme”, këmbëngul se  partia qeverisëse Smer SD krijoi atmosferën që mundësoi një vrasje të tillë. Ata duan të pengojnë që kjo parti të qeverisë në të ardhmen. “Rezultatet e hetimeve ishin tronditëse dhe i ndikuan shumë njerëzit. Ky ndryshim duhet të duket në zgjedhje”, thotë Mesežnikov. Sipas sondazheve, partia Smer e ish-kryeministrit, Robert Fico ndodhet në vendin e parë mes 8 grupimeve, megjithatë ajo mund të marrë vetëm 32 vende nga 76 që duhen për të qeverisur, dhe ndërkohë, asnjë parti tjetër nuk dëshiron të bëjë koalicion me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA