Rama pretendon mandatin e tretë, Edi Paloka: Është mes dy zgjedhjeve, largim me votë ose si Gadafi

29/02/2020 17:39

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish- deputeti i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Rama duke thënë se ky i fundit është më i urryeri të cilin shqiptarët me zi presin ta qërrojnë.

Rama nga kongresi i Partisë Socialiste sot tha se do të merrte 800 mijë vota për një mandat të tretë, ndërsa ish-deputeti i PD e ka konsideruar si një kërcënim.

Sipas Palokës asnjë nuk mund ta pengojë rrotacionin, ndërsa thotë se Rama do të largohet ose me votë ose si Gadafi.

 

“Kerkon 800 mije vota dhe mandat te trete…! Kryeministri me i urryer , te cilin shqiptaret mezi po presin ta qerrojne nje ore e me pare, kercenon se do te tentoje nje mandat te trete. Asnje shans nuk ka te pengoje rrotacionin! Asnje makinacion nuk e ndal me largimin e Rames nga pushteti. E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi. Kjo zgjedhje eshte ne dore te tij sepse shqiptaret e kane marre tashme vendimin e tyre. Shume prej tyre ne fakt do preferonin qe Rama te bente zgjedhjen e dyte; nje fund si Gadafi…!” shkruan Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA