Përfundon testi për tre personat e dyshuar për Koronavirus, reagon ministria e Shëndetësisë
29/02/2020 08:59
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se Shqipëria mbetet e paprekur sa i përket Koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.
Top Channel