“Do të ishte veprim i zgjuar nëse largohet”, Trump paralajmëron Maduron: Nëse do të luaj ashpër… Një 77 vjeçar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, detyrohet të veshë një pulover ku shkruhet “Nuk jam Bernie” kur del në rrugë, sepse të gjithë e ngatërrojnë me Bernie Sanders, një prej kandidatëve kryesore për të marrë nominimin e partisë Demokratike e për t`u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Jeff Jones thotë se që kur Sanders u shfaq në skenën politike të vendit, jeta e tij e qetë është trazuar.
Njerëzit më ndalojnë në rrugë, e kjo po bëhet e lodhshme. Ishte vajza ime e vogël ajo që doli me idenë ta shkruaja në bluzë që nuk jam Bernie.
Jeff ndërkohë është simpatizant i Berniet, e ka marrë pjesë dhe në tubime të tij, madje nuk e ka pasur problem të bëjë dhe foto me votuesit. Por kërkon ta bëjë të qartë që në fillim se nuk është senatori I njohur democrat, në mënyrë që dhe njerëzit të mos ngatërrohen.
Unë vetë jam fans i Berniet. Më duket sikur ai i elektrizon pak gjërat, në një kohë kur atmosfera politike në këtë vend ka qenë e zymtë prej vitesh tashmë.
Jones thotë se do të votojë për Sanders në zgjedhjet paraprake të 3 marsit në Kaliforni, dhe se shpreson t`ia japë votën edhe në muajin nëntor.
Top Channel