Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp ku është shprehur se nuk do të çuditej nëse nesër do të dëgjonte se dy persona janë prekur nga Koronavirusi.

Meta:

Mashtrime skandaloze nga Kuvendi, prova të reja nga Komisioni i Ligjeve. Më 12 shkurt Kuvendi ndërhyri në ndryshimin e betimit.

Akti i betimit bëhet jo në formë të shkruar, por vetëm para presidentit. Mirënjohje për Komitetin Shqiptar të Helsinkit për përgjigjen që i ka dhënë Kuvendit. Komiteti i Helsinkit, ‘Betimi bëhet vetëm tek presidenti’. Kuvendi mashtroi se ka marrë opinionin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Mashtruan edhe për opinionin e KLGJ-së, KLP-së,magjistraturës

Komisioni i ligjeve i ka servirur opinionit publik një informacion të gënjeshtërt 2 Marsi. Zero frikë, zero shqetësim për manifestimin demokratik e paqësor. Të jetë manifestimi me më pak policë të angazhuar

Zoti Meta, ju dëgjuar për arrestimin e Henri Çilit. Po a është ky ‘peshku i madh’ që flitet?

Meta: Cilido që ka problem me ligjin duhet të përballet me ligjin. Pavarësisht nga situate që jemi.

Por nuk do të habitesha për shkak të alertit të grupit puçist nëse ju do të dëgjoni nesër-më falni që po përmend emrat-se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndragetës apo se te pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Pra. Alerti është për persona që duan të shmangin një çështje shumë të madhe ku është bashkuar çdo qytetar me dinjitet zërin e të cilëve do ta dëgjojë e gjithë bota demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA