Itali, flet gruaja e shëruar nga virusi: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton, nuk vdes!

29/02/2020 13:17

“Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.

Gruaja zgjodhi të tregojë fytyrën e të japë intervista, pavarësisht stigmës që sic thotë, rrethon personat e sëmurë nga koronavirusi i ri. “ Unë mendoj se një alarm kaq i madh nuk justifikohet, kjo histeri massive është e ekzagjeruar. Njerëzit duhet t’u thuhet se nëse e marrin koronavirusin do të mbijetojnë dhe do të shërohen”, është shprehur ajo. Gruaja ishte ndier keq dhe kishte shkuar tek mjeku, që i diagnostikoi një grip të zakonshëm.

E këshilloi të merrte aspirinë dhe të pushonte, por Morena e kuptoi gjatë ditëve në vijim se diçka nuk shkonte. “ Rrufa nuk po kalonte, dhe kisha një kollë të thatë që nuk ikte. Në atë moment mendova mos është virusi i frikshëm? Sepse për shkak të punës kam edhe shumë kontakte me Azinë”, rrëfen ajo. Kishte thirrur urgjencën duke i shpjeguar simptomat, por ajo nuk erdhi, ndaj shkoi vetë në spital, ku sërish e kishin sjellë vërdallë edhe për ca kohë. Nisur nga eksperienca personale Morena thotë se strukturat sanitare në vend nuk ishin të përgatitura për t`i bërë ballë kësaj emergjence. “Nuk kishin dhoma të izoluara, në fillim fjeta në një barelë. Aq shumë isha lodhur sa kur më thanë që kisha koronavirusin, as nuk u tremba”, tha gruaja, që tani është më mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA