Emri/ I bie në kokë pllaka e hekurit, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në Itali
29/02/2020 17:07
CUNEO- Një punëtor shqiptar i moshës 59-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Itali.
Sipas mediave italiane viktima quhet Bashkim Toska dhe teksa punonte në një kantier ndërtimi një pllakë hekuri i ra mbi kokë duke i shkaktuar plagë të rëndë.
Ai megjithëse u dërguar me urgjencë në spital, nuk mundit të mbijetonte. Që nga fillimi i vitit, 4 viktima janë vrarë në punë në provincën e Cuneo.
Top Channel