Video e vitit 1991 me titull “Një udhëtim nëpër qytetin e New York-ut” është rikthyer në jetë më shumë se njëqind vjet më vonë, nga inteligjenca artificiale. Një kompani suedeze e prodhimit të filmave u kujdes që pamjet të ktheheshin nga formati bardh e zi, në një version me ngjyra.
Në video shihet “Statuja E lirisë”, Porti i New York-ut si edhe ndërtesa e famshme “Flatiron” në Avenue Fifth. Gjithashtu nuk mungojnë në rrugë karroca të tërhequr nga kuaj, vagonë treni si edhe disa makina, ndonëse janë më të rralla.
“Video ishte prodhuar tre vite para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, jeta e përditshme e qytetit është e regjistruar këto. Trafiku në rrugë, njerëzit që shkojnë në drejtim të bizneseve të tyre, kanë cilësi të rastësishme, thuajse baritore”, përshkoi muzeu.
Top Channel