Teknologjia në zgjedhje / PS pranon propozimin e PD për identifikimin elektronik. Për votimin elektronik do kohë

28/02/2020 15:37

Demokratët dorëzuan zyrtarisht ne tryezën politike te reformës zgjedhore kërkesën për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Socialistët dhanë parimisht dakortësinë për identifikimin biometrik , ndërsa për votimin elektronik kërkuan kohë për të marrë ekspertizë ndërkombëtare.

Propozimi i demokratëve parashikon ngritjen e sistemit biometrik te identifikimit pranë  çdo qendre votimi, e cila bën të mundur identifikimin e zgjedhësve përmes dokumenteve  të identitetit  dhe të dhënave biometrike përfshi shenjat e gishtërinjve. Më pas zgjedhësi i drejtohet pajisjes  elektronike te votimit  për të shprehur vullnetin e tij. Pasi  votuesi bën zgjedhjen e tij dhe konfirmon në ekran votën e tij, pajisja elektronike  printon kuponin e votës përkatëse, e cila bie në një kuti te tejdukshme.

Edhe Opozita e re, shkoi ne tryeze me propozime. Rudina Hajdari  kërkoi lustracion  për  kandidatët për deputet dhe kryetar Bashkie.

Në mbledhjet me dyer të mbyllura  socialistët bene me dije se kane  dhënë dakortësi  për propozimin e demokratëve që  krimet zgjedhore te hetohen nga SPAK, ,ndërsa zbuluan se java e ardhshme  do i dedikohet tërësisht  diskutimit për ndryshimin e sistemit  zgjedhor dhe financimit te fushatave zgjedhore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA