A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave?
Virologu gjerman, Thomas Pietschmann, shpjegon për DW se pranvera jep shpresë në këtë drejtim por edhe përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit. Sipas tij, shpresa është që në pranverë, situata do të përmirësohet dhe nën këtë skenar, koronavirusi do të ketë të njëjtin fat si virusi i gripit.
Pranvera me temperaturat në rritje do t’i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e devijimeve – thotë Pietschmann, pasi koronavirusi ende nuk njihet mirë.
Sidoqoftë, sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. Edhe koronavirusi nuk mund ti rezistojë të nxehtit dhe ngordh shpejt. Në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8% është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 %.
E kjo, duket se ka të bëjë me arsye gjenetike, sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X. Meqenëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh.
Po ashtu edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. Si rezultat, ka gjasa që sezoni i koronavirusit të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Por, organizata botërore ka raportuar për një rast me koronavirus në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.
Top Channel