Shpërndanin kokainë me biçikleta, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë
28/02/2020 19:50
Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.
Ata janë kapur në një qendër tregtare në San Martino Siccomario. Sipas medieve italiane të arrestuarit janë O.D., 26 vjeç i cili sapo ishte kthyer nga Shqipëria dhe F.D., 29 vjeç, i cili sipas raportimeve ishte me aftësi ndryshe.
Sipas policisë dy vëllezërit kishin filluar biznesin e paligjshëm edhe me ndihmën e kushëririt të tyre E.X, ky fundit i dënuar më 10 janar për kokainë. Pas kontrolleve, dy shqiptarëve iu gjetën dhe u sekuestruan 3.990 euro, paratë që besohet të jenë rezultat i tregtisë së paligjshme të kokainës.
Top Channel