Shkenctarët pretendojnë se antibiotikët parandalojnë koronavirusin, OBSH e hedh poshtë

28/02/2020 22:21

Shkencëtarët pretendojnë se antibiotikët që gjendet gjerësisht në treg mund të jenë çelësi kryesor i trajtimit të koronaviruist. Deri më tani më shumë se 82.000 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën dhe 2.800 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

Një ekip studiuesish, në Universitetin Norvegjez të Shkencave dhe Teknologjisë, kanë zbuluar se një katër antibiotikë që trajtojnë infeksionet e lëkurës janë në gjendje të parandalojnë koronavirusin e ri, të  njohur zyrtarisht si COVID 19. Studiuesit i provuan dyshimet e tyre në laborator dhe rezultuan të sakta, sipas tyre antibiotikët janë në gjendje të trajtojnë virusin famëkeq. Por nga krahu tjetër Qendrat për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), kanë lajmëruar se antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve.

“A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri? Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve”, sqarohet në faqen zyrtare të OBSH-së.

Viruset kanë struktura të ndryshme nga bakteret, domethënë pneumonia bakteriale nuk përsëritet në organizmin e njërit në të njëjtën mënyrë si gripi, sqarojnë ekspertët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA