Gjatë fjalës së tij, në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se brenda këtij viti do të fillojnë të ngrihen kantierët për ndërtimin e godinave me shumë njësi.
“Do i sjellim ata që kanë humbur shtëpitë më pranë shërbimeve. Do të ketë edhe shtëpi që do të vendosen pikërisht aty ku kanë qenë. . Kemi preferuar të paguajmë më shumë për të garantuar një qëndrueshmëri më të lartë. Me këtë proces hapet një programi madh punësimi. Do të ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë e të marrin pjesë në rindërtim. Rindërtimi, paga të konsiderueshme dhe jo të ulëta. Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpi. Familjet me disa kurora që kanë humbur një shtëpi, do të marrin shtëpi aq sa kanë kurora. Shuma e mbledhur në Bruksel, vendet erdhën duke lexuar raportin dhe pa u konsultuar me njëri-tjetrin. Për raportin morëm komplimente”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Donatorët, të mbikqyrin ku shkojnë fondet, do ketë transparencë. Nuk do të rindërtojmë thjesht mbi truallin e shtëpive, por të gjithë hapësirën. Jo vetëm shtëpi të reja, por edhe njësi shërbimesh për qytetarët. Porto Romano me vatrën e plehrave, do të kalohet në një tjetër standard. Brenda 2021 do të kemi futur në apartamente një pjesë të mirë të njerëzve. Kreditë janë super të favorshme për rindërtimin.”
Top Channel