Teksa kish’ marrë fjalën në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendit, Edi Rama u pyet sa i takon akuzave të presidentit të Republikës se qeveria po bën grusht shteti, në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 2 marsi i “Besëlidhjes së Metës”.

“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen në shtëpinë e tyre. Për ata jam këtu unë. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin”, u shpreh Rama.
  “Lagje krejtësisht të reja”/ Rindërtimi, Rama: Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje
  Rindërtimi, Rama: Do ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë e të marrin pjesë
  (FOTO) Para dhe Pas/ Si do duket Thumana e së ardhmes, e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA