Kanadaja nuk e ruan Harryn/ Shteti mikpritës nuk paguan për sigurinë e princit britanik

28/02/2020 13:28

Kanadaja nuk do të paguajë më për sigurinë e dukës dhe dukeshës së Sussex dhe kjo është konfirmuar nga qeveria federale.

Policia kanadeze ka ofruar asistencë për çiftin që nga mbërritja e tyre në Kanada, pra që nga nëntori i 2019. Nuk ka qenë ndërkohë asnjëherë e qartë nëse kanadezët do të paguanin apo jo për sigurinë e tyre pas zhvendosjes atje.

Çifti, do të tërhiqet zyrtarisht nga pozitat mbretërore më 31 mars. Ata nuk do të kryejnë më detyrime në emër të mbretëreshës por sidoqoftë, gjithçka do të qartësohet më tej, pas 12 muajsh.

Harry dhe Meghan kanë bërë të ditur se do ta ndajnë qëndrimin e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut. Që kur u bë i ditur lajmi se çifti do të kalonte një pjesë të kohës së tyre në Kanada, një nga shqetësimet më të mëdha ishte se kush do të paguante faturat, veçanërisht kur ata të jenë qytetarë të thjeshtë.

Sipas një sondazhi të opinionit publik, 73 për qind e kanadezëve nuk kanë interes të paguajnë për sigurinë apo shpenzimet e tjera të lidhura me vendosjen e tyre në Kanada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA