Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon 07/02 14:00
Mbrëmjen e së mërkurës, në një kishë në Pasadena të Kalifornisë u vodh një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda.
Sipas Abc7Chicago, vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:45 në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.
“Të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles, nëpërmjet një postimi në Tëitter.
Sipas mediave, autoritetet ende nuk i dinë qëllimet e autorit ose nëse ai/ajo ishte në dijeni se kishte një trup brenda automjetit.
Top Channel