26/12 14:33
Pasi kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh gjatë konferencës mbi rindërtimin se presidenti ka më shumë se një shtëpi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.
“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan ai.
Rama ironizon Metën: Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin
““Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen në shtëpinë e tyre. Për ata jam këtu unë. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin”, tha Rama.
Top Channel