Itali, shërohen shumë të infektuar/ 17 viktima, 45 dalin nga spitali. Në Greqi 4 raste. Koronavirusi prek 50 shtete

28/02/2020 15:13

Organizata botërore e shëndetësisë ka përsëritur paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të prekë të gjithë vendet e botës.

Shpërthimi po rritet gjithnjë e më shumë – tha një zëdhënës i OBSH, me më shumë se 50 shtete të prekura deri më tani. Vetëm në Itali, numri i rasteve ka shkuar në 653 ai i viktimave në 17. Por është rritur edhe numri i të shëruarve që tashmë janë nxjerrë nga spitali, 45.

Virusi ndërkohë vazhdon të përhapet në të gjithë globin, me raste të raportuara në cdo kontinent përveç Antarktidës. Në Azi, Koreja e jugut, shënoi të premten numrin më të lartë të të prekurve, 2337 me 571 infeksione të reja për të dytën ditë radhazi ndërsa 13 janë viktimat.

Bilanci total është; më shumë se 83 mijë raste në të gjithë botën dhe mbi 2850 viktima. Pjesa më e madhe e tyre në kinë, ku janë raportuar 78824 raste dhe 2788 viktima. Në Evropë ndërkohë, të paktën 11 vende kanë konfirmuar raste të koronavirusit, me pjesën më të madhe të pacientëve që kanë vizituar rajonin e Lombardisë, në qendër të shpërthimit në Itali.

Ndërsa Bjellorusia dhe lituania kanë raportuar rastet e para të tyre të virusit dhe Franca ka raportuar dy raste të reja duke e çuar totalin atje në 40. Edhe Spanja, gjermania, Danimarka dhe Britania e madhe, kanë raportuar raste të reja  ndërsa Greqia ka konfirmuar rastin e katërt të saj. Në Afrikë, është konfirmuar rasti i parë në Nigeri, një shtetas italian që kishte udhëtuar drejt Lagosit. Nigeria bëhet kështu vendi i tretë afrikan që raporton virusin pas Egjiptit dhe Algjerisë. Ndërsa një rast i parë i Covid 19 është raportuar edhe në Zelandën e Re.

Për momentin, kufijtë mbeten të hapur ndërkohë që ajo që po përhapet edhe më shpejt se virusi, është paniku dhe paranoja. Kjo, sipas zyrtarëve është epidemia e parë në erën e medias sociale, dhe kjo e fundit nuk po ndihmon aspak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA