Në një nga karantinat e Hong Kongut është izoluar edhe një qen, fill pasi rezultoi “thuajse pozitiv” me koronavirus, raportojnë autoritetet e Hong Kong-ut.
Zyrtarët thanë se qeni u dorëzua në Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit në Hong Kong, pasi pronari i tij ishte infektuar me koronavirus.
“Testet paraprake të qenit rezultuan pozitive, ndonëse qeni nuk ka simptoma përkatëse”, u tha për mediat.
“Aktualisht, Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni për njerëzit,” thekson deklarata.
Departamenti do të kryejë monitorim të qenit dhe do të mbledhë mostra të mëtejshme për testim për të konfirmuar nëse qeni me të vërtetë është infektuar me virus ose kjo është një rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit.
Top Channel