Bashkë kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
“Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist.
Kemi bërë një hap të mirë për të pastruar politikën nga ish-komunistët. Ramë dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme . Mbledhjen e ardhshme do të flasim për ndryshimin e sistemit. Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit, të evitohet manipulimi. Kërkuam përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, eviton çdo lloj kostoje”, tha Hajdari.
Hajdari ka propozuar ndryshim të kodit zgjedhor. Në propozimet e saj dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi theksohet verifikimi i figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.
Ndërkohë nga ana tjetër Petrit Vasili: Opozita e bashkuar është me të njëjtin vullnet, kemi punuar shumë. Jemi përballë një momenti kyç për hapjen e negociatave. Krimi zgjedhor është i pajustifikueshëm, luftimi i tij,kusht për hapjen e negociatave.
Top Channel